Klubet e futbollit në Norvegji votojnë për heqjen e sistemit VAR

Nga A2 CNN
15 Janar 2025, 19:04 | Futboll

Klubet e futbollit në Norvegji votojnë për heqjen e sistemit VAR

18 skuadra norvegjeze të futbollit nga të dyja nivelet më të larta të konkurrencës votuan për heqjen e teknologjisë VAR në një takim të jashtëzakonshëm të ligave të para dhe të dyta.

Klubet që votuan për largimin e VAR në Norvegji janë: Bodo/Glimt, Brann, HamKam, Haugesund, Lillestrom, Molde, Odd, Rosenborg, Sandefjord, Godset, Tromso Viking, Bryn, Kongswinger, Lyn Football, Stabaek, IK Start dhe Valerenga.

Kundër janë Frederikstad, Kristiansund, Sarpsborg 08, Aalesund, Egersund, Moss, Ranheim, Sogndal, Asane. Pesë skuadra abstenuan: KFUM, Hodd, Mjondalen, Raufoss dhe Skeid.

Nëse numri i votave mbetet i njëjtë, do të propozohet në mbledhjen e ardhshme të Federatës Norvegjeze të Futbollit në mars që të hiqet VAR nga futbolli norvegjez, raporton vg.no. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos