Premier League/ Nottingham frenon Liverpoolin, barazime edhe për City e Chelsea

Nga Erald Kodhelaj
15 Janar 2025, 10:51 | Futboll

Premier League/ Nottingham frenon Liverpoolin, barazime edhe për City e

Të gjitha skuadrat “big në Premier League regjistruan barazime në ndeshjet e mesjavës. Edhe pse në fillim të sezonit askush nuk do ta kishte besuar, surpriza Nottingham Forrest luajti duelin direkt për titullin kundër Liverpool. Ndeshja përfundoi në barazim 1-1.

Avantazhi i vendasve me Wood pas vetëm 8 minutave lojë i detyroi “Reds”-at që të luanin në ndjekje të rivalëve. Për të evituar disfatën ekipit të Slot i shërbeu goli i Diogo Jota në të 66-ën, shkruan A2.

Kjo bëri që Liverpool të ruajë distancën me 6 pikë nga Nottingham i vendit të dytë.

Rezultate zhgënjyese edhe për Manchester City dhe Chelsea, që u ndalën në barazime 2-2 në kohën shtesë. “Citizens” u frenuan në fushën e Brentfordit, edhe pse kryesonin 0-2 me dygolëshin e Foden.

Goditja e radhës për ekipin e Guardiolës erdhi në minutën e 92-të, ku Brentford evitoi humbjen pas rrjetës së Noorgard.

Në takimin tjetër, ishte Chelsea ai që evitoi disfatën në shtesë. Pavarësisht avantazhit me Palmer në minutat e para, blutë e Londrës u përmbysën me rrjetat e Kluivert dhe Semenyo për Bournemouth.

Për të evituar humbjen mendoi James në të 95-ën, me Chelsea që rrëshqet në -10 pikë nga kreu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos