Endri Çekiçi i bashkohet Cikalleshit tek Adanaspor

Nga Erald Kodhelaj
14 Janar 2025, 17:52 | Futboll

Endri Çekiçi i bashkohet Cikalleshit tek Adanaspor

Një tjetër shqiptar i bashkohet Adanasporit në Turqi. Endri Çekici ka firmosur në ligën e dytë turke dhe i bashkohet Sokol Cikalleshit te ekipi i Adanasporit.

Futbollisti shqiptar kishte mbetur pa skuadër që verën e vitit 2024 .Ndërkohë në sezonin e kaluar Çekiçi ishte pjese e Pendikspor, ekipi turk ku u aktivizua 26 ndeshje, realizoi 1 gol dhe dhuroi 2 asist, shkruan A2 CNN.

28-vjeçari nga Pogradeci kërkon të rikthehet në formën e tij më të mirë dhe pritet që bashkë me Cikalleshin të jenë dy lojtarë kyç në objektivat e Adanasporit.

Aktualisht, skuadra e dy shqiptarëve është ne vendin e 19 dhe synim mbetet qëndrimi në Kategorinë e dytë turke. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos