Napoli akord me PSG, 75 mln euro për Kvaratskhelia

Nga Erald Kodhelaj
14 Janar 2025, 11:34 | Futboll

Napoli akord me PSG, 75 mln euro për Kvaratskhelia

Kvaratskhelia te Paris Saint German dhe 75 milionë euro në arkat e Napolit. Kjo është marrëveshja e bujshme e merkatos së janarit, mes kryesuesve të Serie A dhe kampionëve në fuqi të Francës.

Dy klubet kanë arritur akordin verbal, teksa ende priten detajet e fundit dhe formalizimi i kontratës. Kjo u konfirmua edhe nga trajneri Antonio Conte pas fitores me Veronan, që theksoi se “duhen bërë edhe disa hapa” dhe “asgjë nuk është përfundimtare”.

Ylli gjeorgjian refuzoi rinovimin e kontratës me Napolin, e madje kërkoi të shitej. Kvaratskhelia ka akord me parisienët për kontratë5-vjeçare me pagë 8 milionë euro në sezon. Në situatën e krijuar, dy klubet vendosën të përshpejtojnë për arritjen e marrëveshjes.

Drejtori sportiv i Napolit, Giovanni Manna udhëtoi drejt Nicës për tu takuar me homologët francezë dhe arriti marrëveshjen verbale për shitjen e sulmuesit për afro 75 milionë euro. Kjo hedh poshtë mundësinë e uljes së çmimit, duke përfshirë në marrëveshje futbollistë nga PSG.

Napoli ndërkohë po punon për pasardhësin e Kvara-s. Emri më i nxehtë është ai i 21-vjeçarit Alejandro Garnacho, spanjollit të natyralizuar si argjentinas. 

Manchester United pretendon 45 milionë euro për ta shitur. Klubi është gjithashtu në negociata me Liverpool, për huazimin e Federico Chiesa, teksa Lille nuk dëshiron të shesë yllin e Kosovës, Edon Zhegrova. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos