Edon Zhegrova ka bërë të qartë se nuk e sheh të ardhmen e tij në Lille OSC, dhe dëshiron të largohet nga ky klub. Ai pati dëshirën për t'u transferuar që në verën e kaluar, por Lille refuzoi ofertat, duke shpresuar që do të arrinte një çmim më të lartë pas pjeswmarrjes sw tyre të suksesshme në Ligën e Kampionëve.
Megjithatë, situata ka ndryshuar. Lille aktualisht është në vendin e tetë në kampionat dhe ka vetëm dy ndeshje të mbetura për të përfunduar fazën e ligës. Zhegrova ka vazhduar të impresionojë, duke luajtur një rol kyç për klubin, përfshirë një performancë të shkëlqyer në fitoren ndaj Atlético Madrid dhe duke u bërë një lojtar vendimtar gjatë fazës kualifikuese të Ligës së Kampionëve.
Sipas informacionit nga Fabrizio Romano, Napoli është duke negociuar me Lille për një transferim të mundshëm të Zhegrovës gjatë këtij afati kalimtar. Por, raportet sugjerojnë se klubi francez nuk ka ndërmend të lejojë largimin e tij para verës, duke mos pranuar të bisedojë për një marrëveshje.
Sidoqoftë, në Itali thuhet se Zhegrova po bëhet i vendosur përmes agjentit të tij për të realizuar kalimin te Napoli, ku e shohin si pasues të mundshëm të Khvicha Kvaratskhelia, i cili pritet të transferohet në PSG. (A2 Televizion)