Manchester United madhështor, eliminon Arsenalin pas penalltive në FA Cup

Nga Dea Kozma
13 Janar 2025, 14:12 | Futboll

Manchester United madhështor, eliminon Arsenalin pas penalltive në FA

Manchester United realizoi një fitore madhështore përballë Arsenalit në FA Cup. “Djajtë e kuq” triumfuan pas penalltive, teksa koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1.

Bruno Fernandes në të 52-ën zhbllokoi rezultatin në favor të miqve, por Gabriel nëntë minuta më pas riktheu barazpeshën. Ndërkohë, United ishte prej minutës së 60 në inferioritet numerik, pas dy kartonëve të verdhë të Dalot, që u largua nga fusha.

Në këtë situatë të vështirë, ekipi nga Manchester u ndihmua edhe nga fati, pasi Arsenali shpërdoroi golin e fitores, pas penalltisë së gabuar të Odegaard në të 72-ën. Ai episod rezultoi vendimtar, pasi ekipi i Amorim arriti të mbrohej mirë dhe nuk gaboi në ekzekutimin e penalltive.

11-metërshi i humbur nga Havertz dhe rrjeta e shënuar nga Zirkzee ishin momentet kyçe që i dhanë “Djajve të Kuq” triumfin e madh dhe kualifikimin në turin e katërt të FA Cup.

Në takimet e tjera, fitore me penallti regjistroi edhe Tottenham, në fushën e Tamworth, nga kategoria e pestë, teksa nuk gabuan as Crystal Palace, Ipswich dhe Newcastle. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos