Barcelona, “Supershuplakë” Realit në Superkupë

Nga A2 CNN
13 Janar 2025, 09:19 | Futboll

Barcelona, “Supershuplakë” Realit në Superkupë

Barcelona ka shpartalluar 5-2 Realin në finalen e Superkupës së Spanjës. Madrilenët kaluan të parët në avantazh me anë të Mbappe, që në minutën e pestë, por skuadra e Flick reagoi me 4 gola që në pjesën e parë.

Lamine Yamal barazoi në minutën e 22 dhe më pas Lewandowski nga pika e bardhë (36'), Rafinha (39') dhe Balde (45+10) ishin autorët e golave. 

Edhe pjesa e dytë nisi me gol për Barcelonën, me Rafinha që shënoi që në minutën e tretë golin e pestë. 

Finalja u bë akoma më emocionuese në minutën e 56, kur Sczezny u ndëshkua me karton të kuq për një ndërhyrje jashtë zonës ndaj Mbappe, ndërkohë që Rodrygo shënoi nga goditja e dënimit.

5-2 rezultati final dhe Barcelona që e ngre Superkupën për herë të 15 në histori.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos