Interi vendos rekord në Serie A me Asllanin në formacion

Nga A2 CNN
12 Janar 2025, 17:23 | Futboll

Interi vendos rekord në Serie A me Asllanin në formacion

Për herë të parë në historinë e klubit, Inter Milan ka fituar 6 ndeshje radhazi në transfertë në Serie A, duke mposhtur Venezia 1-0 në stadiumin "Pierluigi Penzo". Goli i Matteo Darmian në minutën e 6-të, pas një pasimi të Kristjan Asllanit për Lautaron, i cili goditi, por reagoi portieri dhe më pas përfitoi Darmian.

Inter dominoi ndeshjen që nga fillimi, me një kontroll të plotë të lojës dhe shumë mundësi shënimi. Lautaro Martínez pati një mundësi të shkëlqyer për të dyfishuar avantazhin, por dështoi të finalizonte, ndërsa Asllani kishte një tjetër mundësi me një goditje që u ndal nga muri i Venezia-s.

Venezia pati një mundësi të artë për të barazuar në pjesën e dytë me Issa Doumbia, por Yann Sommer e ndali me një pritje fantastike. Pas kësaj, Inter reagoi me sulme të rrezikshme, ndërsa Davide Frattesi dhe Joel Pohjanpalo humbën disa raste.

Pavarësisht disa mundësive të mira të Venezia-s, Inter e mbylli ndeshjen me fitoren e katërt radhazi dhe tani është vetëm një pikë larg liderëve të Napolit, me një ndeshje më pak. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos