Vllaznia fiton me përmbysje “Klasiken” me Tiranën

Nga A2 CNN
10 Janar 2025, 19:41 | Futboll

Vllaznia fiton me përmbysje “Klasiken” me Tiranën

Vllaznia ka arritur një fitore dramatike me përmbysje 2-1 përballë Tiranës, duke u kthyer përsëri në kreun e renditjes së kampionatit.

Në një ndeshje me dy fytyra, ka qenë Tirana që ka dominuar plotësisht pjesën e parë, duke gjetur edhe golin me Haxhiun dhe duke shpërdoruar raste të shumta për shënim për të mbyllur ndeshjen.

Në fraksionin e dytë të lojës, Vllaznia krijoi menjëherë raste duke gjetur shpejt barazimin me Balajn.

Më pas, shkodranët u dukën më në kontroll të lojës, teksa Brdariç shtonte forcat sulmuese në fushë. Gjithsesi, u desh një tjetër veprim spektakolar i Balajt për të vulosur fatin e sfidës, teksa shënoi golin e 2-1 pak minuta para fundit. 

Me humbjen e sotme, Tirana është në vendin e parafundit, në zonën e rënies nga kategoria.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos