Mesfushori i shënoi Fulham, raketë nga distanca, Supergol i Roço Vatës në FA Cup

Nga Dea Kozma
10 Janar 2025, 14:39 | Futboll

Mesfushori i shënoi Fulham, raketë nga distanca, Supergol i

Një gol ëndrrash, përballë një skuadre të Premier Ligës angleze. Ndeshjet e FA Cup regjistruan perlën nga distanca të Roko Vatës, mesfushorit të talentuar të Watford.

Djali i ish-kapitenit të Shqipërisë, Rudi Vata shënoi me një predhë nga distanca, në ndeshjen kundër Fulham, shkruan A2.

Në minutën e 33-të, ai mori topin në mesfushë dhe me të djathtën lëshoi një super-goditje nga 25 metra, duke e dërguar sferën në rrjetë. Goli shërbeu për barazimin e përkohshëm 1-1 të rezultatit, edhe pse në fund Watford u dorëzua me shifrat 4-1. Ky ishte goli i parë në FA Cup për 19-vjeçarin Vata me fanellën e Watford. Në kampionat mesfushori ka realizuar dy gola dhe numëron tre asist. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos