Superliga rikthehet me klasiken Vllaznia-Tirana

Nga Erald Kodhelaj
9 Janar 2025, 16:33 | Futboll

Superliga rikthehet me klasiken Vllaznia-Tirana

Pas afro tre javëve pushim, kampionati shqiptar rikthehet në fushë me klasiken Vllaznia-Tirana. Dueli spektakolar që vendos përballë dy rivalët e mëdhenj, i sjell ekipet në pozita krejt të ndryshme.

Shkodranët mbeten në garë për titullin dhe momentalisht janë të tretët, teksa bardheblutë kanë rrëshqitur në zonën play-out.

Përpos sfidës në Loro Boriçi, këtë të premte kryesuesit e Dinamos luajnë në transfertë me Bylisin, teksa Egnatia e vendit të katërt pret Laçin.

Sfidat e javës së 20-të në Kategorinë Superiore do të vijojnë të shtunën.

Partizani pret Skënderbeun në shtëpi në orën 17:00. Paralelisht, Elbasani që synon ti afrohet “Final Four” do të përballet me Teutën, që nga ana e saj ndjen ende rrezikun e zonës së ftohtë në renditje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos