Kontratë deri në vitin 2029, Partizani prezanton talentin e Beşiktaş

Nga A2 CNN
10 Janar 2025, 14:28 | Futboll

Kontratë deri në vitin 2029, Partizani prezanton talentin e Beşiktaş

Një talent nga Beshiktashi për sulmin e Partizanit. Të kuqtë prezantuan afrimin e Besar Guxhufit, shqiptarit nga Maqedonia e Veriut, që u afrua si zëvendësues i Tedi Carës dhe mori numrin 99, të cilin e mbante Rrapaj.

Guxhufi ka qenë pjesë e gjigandëve turq të Beshiktashit, së fundmi është aktivizuar edhe me FC Shkupin, teksa ka mbetet pjesë e përfaqësueses Shpresa të Shqipërisë, shkruan A2 CNN.

20-vjeçari firmosi kontratën që e mban të lidhur deri në vitin 2029 me Partizanin. Ai është një prej emrave të projektit të ri të të kuqve, pas shitjeve të senatorëve Cara, Rrapaj apo edhe Hadroj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos