Federata Shqiptare e Futbollit ka rinovuar kontratën me trajnerin e Kombëtares U-21, Alban Bushi, për një periudhë të re që do të jetë në fuqi deri në fund të vitit 2026.
Bushi, i cili ka drejtuar ekipin që nga viti 2016, ka udhëhequr Kombëtaren U-21 në disa edicione kualifikuese.
Ai dhe stafi i tij do të vazhdojnë përgatitjet për ndeshjet kualifikuese të ardhshme, me objektivin për të arritur rezultate pozitive.
Rinovimi i kontratës me Alban Bushin synon të sigurojë vazhdimësinë dhe përparimin e këtij procesi të rëndësishëm për futbollin shqiptar. (A2 Televizion)