Armando Broja është dëmtuar sërish. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, në ndeshjen e Kupës së Mbretit të Evertonit ndaj Peterborough, u aktivizua si zëvendësues, disa ditë pasi kishte dalë nga loja i dëmtuar në ndeshjen e Premier League ndaj Bornemouth.
Broja hyri në fushë në minutën e 68 të ndeshjes, por pas 15 minutash, gjatë një aksioni ku kaloi portierin, vendosi këmbën e djathtë keq në tokë, duke u rrëzuar, shkruan A2.
Dëmtimi u duk i rëndë, me lojën që u ndërpre për disa minuta derisa barrela mori futbollistin shqiptar dhe e kaloi atë direkt në ambulancë, për ta çuar në spital për vizita, pasi mendohet se ka pësuar një dëmtim serioz në kaviljen e djathtë.
(A2 Televizion)