Viti nis me surprizë, Bylisi feston në fund ndaj Dinamos

Nga A2 CNN
10 Janar 2025, 15:31 | Futboll

Viti nis me surprizë, Bylisi feston në fund ndaj Dinamos

Viti 2025 ka nisur me surprizë në futbollin shqiptar. Bylisi ka arritur të mposhtë kryesuesit e Dinamos në takimin e luajtur në Ballsh.

Vendasit kaluan në avantazh që në minutën e 20 me anë të Markut, ndërsa Zabërgja gjeti barazimin me nisjen e pjesës së dytë. Megjithatë, në minutat e shtesë vendasit bën mrekullinë duke realizuar golin e avantazhit me anë të Berkos.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër Egnatia-Laçi, rrogozhinasit triumfuan po ashtu me një gol në minutën 90 nga Bakayoko.

Me këtë humbje, Dinamo rrezikon të humbasë vendin e parë, pasi Partizani do të luajë nesër ndaj Skënderbeut dhe në rast fitoreje do të ngjitej në krye. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos