Një festë përgjysmë, me shije bllofi. Partizani shfrytëzoi hapin fals të Dinamos dhe rikthehet në krye të kampionatit, në javën e 20-të.
Gjithsesi për të kuqtë mbetet zhgënjimi pas barazimit 1 me 1 përballë Skënderbeut. Goli i Bitsukës në të 43-ën krijoi iluzionin e fitores, por Nikaj në shtesë realizoi për korçarët.
Në takimin tjetër që mbylli javën, Elbasani fitoi 3 me 1 me përmbysje përballë Teutës. Tregolëshi i Arsen Lleshit bëri të pavlefshëm avantazhin e durrsakëve me Beshirajn në pjesën e parë. (A2 Televizion)