Zyrtare, Arijon Ibrahimoviç huazohet te Lazio

Nga Dea Kozma
13 Janar 2025, 14:06 | Futboll

Zyrtare, Arijon Ibrahimoviç huazohet te Lazio

Arijon Ibarahimoviç bëhet zyrtarisht futbollisti më i ri i Lazios. Talenti me origjinë shqiptare, por i rritur në Gjermani, ka mbërritur në Romë me afro 50 tifozë që e prisnin për ta përshëndetur.

Marrëveshja që u arrit me Bajernin e Mynihut ishte huazim me të drejtë blerje për shifrën e 8 milionë eurove. Kjo nuk është aventura e parë e tij në kampionatin italian, pasi në sezonin e kaluar ai ishte huazuar te Frosinone.

Këtë edicion, talenti shqiptar është aktivizuar vetëm 1 minutë me fanellën e Bajernit dhe rikthimi në Serinë A mund t’i japë më shumë hapësira.  

Edhe pse i lindur e rritur në Gjermani, familja e tij është me origjinë nga Prizreni, ndërsa vetë 19-vjeçari ende nuk ka zgjedhur nëse do të luajë për Gjermaninë, Kosovën apo Shqipërinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos