Vendimet e Disiplinës, pezullohet 15 javë presidenti i Superiores

Nga A2 CNN
13 Janar 2025, 21:12 | Futboll

Vendimet e Disiplinës, pezullohet 15 javë presidenti i Superiores

Komisioni i Disiplinës në FSHF ka bërë me dije vendimet e marra në mbledhjen e fundit në lidhje me incidentet në javën që lamë pas të Kategorisë Superiore.

Një nga dënimet më të rënda të Disiplinës ishte ai për presidentin e Laçit, Pashk Laska , i cili u dënua me 15 javë pezullim nga aktivitetet për sulmin ndaj zyrtarëve të ndeshjes.

Po ashtu dënime kishte edhe për futbollin e moshave.

Vendimet e Disiplinës

AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

FK Bylis, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

Lojtari i KF Laçi, Cordeiro Melo Ëilliam, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Zyrtari i KF Laçi, Pashk Laska, për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/l të KDE dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 6/2/b të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes dhe ambientet e brendshme të stadiumit, deri në përfundim të dënimit.

Zyrtari i FC Besa, Romeo Bishdili, për sulm ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/l të KDE dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 6/2/b të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes dhe ambientet e brendshme të stadiumit, deri në përfundim të dënimit.

KF Shkumbini U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të kampionatit Kategoria e Dytë U-19, Zona Rajonale Tiranë, kundër Kamza Sport U-19, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos