Skënderbeu-Vora, dëbora zhvendos ndeshjen nga Korça në Devoll

Nga A2 CNN
14 Janar 2025, 11:48 | Futboll

Skënderbeu-Vora, dëbora zhvendos ndeshjen nga Korça në

Ndeshja Skënderbeu-Vora nuk do të luhet në Korçë por në Devoll. Ky është vendimi i fundit i Federatës Shqiptare të Futbollit.

Reshjet e dendura të dëborës në qytetin e Korçës, kanë shtyrë ndeshjen e Kupës së Shqipërisë,  Skënderbeu-Vora në një tjetër stadium.

Me anë të një komunikatë zyrtare FSHF beri me dije se për shkak të kushteve të vështira atmosferike, është e pamundur që kjo sfidë të zhvillohet në Korcë  në stadiumin “Skënderbeu” dhe për këtë arsye takimi është zhvendosur në stadiumin e Devollit.

Sipas programit, takimi do të luhet këtë të mërkurë në orën 13:00. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos