Bylisi eliminon Tiranën nga Kupa e Shqipërisë, Laçi kalon më tej

Nga Erald Kodhelaj
14 Janar 2025, 17:34 | Futboll

Bylisi eliminon Tiranën nga Kupa e Shqipërisë, Laçi kalon

Bylisi bëri surprizën në Kupën e Shqipërisë duke eliminuar Tiranën pas 120 minutash lojë.

Ekipi nga Ballshi mundi 2-1 kryeqytetasit në kohën shtesë pasi koha e rregullt përfundoi me rezultatin 1-1. Marku dhe Ruci zhvlerësuan golin e Emamnuel Ernest që realizoi që në minutën e 10 të sfidës, shkruan A2 CNN.

Në fraksionin e dytë, dy ekipet tentuan shumë pak portën kundërshtare dhe fituesi u vendos vetëm në shtesë. Heroi ishte Flamur Ruci që tundi rrjetën e Selmanit dhe i siguroi Bylisit kualifikimin në çerekfinale të Kupës, ndërsa Tirana konfirmon se mbetet në një krizë totale.

Një biletë për me tej mori dhe Laçi që mundi 3-1 me përmbysje Kukësin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos