Atalanta dhe Juventusi nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 19 të Serisë A.
Kalulu shënoi i pari në minutën e 54 për bardhezinjtë, ndërkohë që Retegui barazoi shifrat në të 78-ën për vendasit, shkruan A2.
Pas këtij rezultati, bergamaskët e Gasperinit i largohen kryesuesve të Napolit, që kanë 4 pikë avantazh me një ndeshje më pak.
Ndërkohë që Juventusi vijon “abonimin” me barazimet, ku regjistroi barazimin e 13 në 20 ndeshje të luajtura.
Në duelin e radhës Atalanta do të presë Napolin, ndërkohë që Juventusi përballet me Milanin në shtëpi.
(A2 Televizion)