Simon Simoni largohet nga Frankfurt, firmos në Bundesligën 2

Nga Erald Kodhelaj
15 Janar 2025, 17:26 | Futboll

Simon Simoni largohet nga Frankfurt, firmos në Bundesligën 2

Simon Simoni është zyrtarisht futbollisti më i ri i Kaiserslautern në kategorinë e dytë gjermane.

Për shkak se nuk gjeti hapësira te Frankurt, drejtuesit vendosën ta huazojnë portierin shqiptar te një skuadra tjetër gjermane, shkruan A2 CNN.

Gjithçka u zyrtarizua nga vetë klubi ku në komunikatën zyrtare tregoi dhe detajet e këtij transferimi. Palët kanë firmosur një kontratë për 18 muaj apo e thënë ndryshe Simon Simoni do të luajë për skuadrën e Kaiserslautern për një sezon e gjysmë.

Pasi të përfundojë huazimin, klubi ka të drejtën e blerjes së kartonit të tij për shifrën e 1 milionë eurove. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos