Në përfundim të derbit me Partizanin, Presidenti i Tiranës, Refik Halili nuk është përmbajtur duke shpërthyer në akuza të forta ndaj arbitrave. Sipas tij, ata po përpiqen të ulin imazhin e Tiranës me skenare të ndryshme në çdo ndeshje.
“Si ka mundësi që neve na ndjekin po këta njerëz. Ata që ishin në VAR në Elbasan ishin edhe sot në VAR. Ndoshta te penalltia nuk kishin ku të luanin, po në rastin e pozicionit jashtë loje bënë një skemë “fantastike”. Unë merrem me ndërtim, shikoni se çfarë bëhet me atë vizë. Ky është turp. Duhet ta rregullojnë, duhet të ndërhyjë Federata”, tha Refik Halili pas ndeshjes, shkruan A2 CNN.
“Kjo është masakër që ia bëjnë me dashje klubit tonë, por nuk ia lejoj. Do na kenë te dera e shtëpisë nga sot e tutje. E ka në dorë Federata të vendosë njerëzit e duhur”, shtoi Halili. (A2 Televizion)