Sondazh: Preferoni që emri i fëmijës tuaj të jetë:
  • Tradicional 42%
  • Modern 8%
  • I trashëguar 8%
  • Unik 42%

Manaj i pandalshëm, realizon sërish me mendjen tek Europiani

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2024, 16:44 | Futboll

Manaj i pandalshëm, realizon sërish me mendjen tek Europiani

Sylvinho do ta ketë tejet të vështirë për të realizuar listën e kuqezinjve që do të na përfaqësojnë në Kampionatin Europian që do të mbahet në Gjermani këtë verë. Një emër që po vijon të shkëlqejë dhe është një nga shqiptarët më në formë për momentin është Rey Manaj, i cili ka realizuar golin e 14 në elitën e futbollit turk.

Në fitoren 4-1 të Sivasspor-it ndaj Pendikspor, Manaj shënoi golin e tretë duke qenë sërish një nga futbollistët më të mirë.

Për performancat e shkëlqyera të sulmuesit shqiptar, foli edhe trajneri i Sivasspor, Bülent Uygun, që zbuloi se për lushnjarin ka interes nga Spanja dhe Franca, ndërkohë që përcaktoi dhe shumën që kërkon klubi për ta lënë të lirë.

“Ka interesim për Manajn nga Franca dhe Spanja. Po ashtu kanë kërkuar informacion për të dhe nga Arabia dhe Katari, ku gjithashtu ka skuadra që e duan. Në fundin e sezonit, ne do të ulemi dhe do të flasim me palët e interesuara dhe më pas do të vendosim.

Në kërkojmë 15 milionë euro për ta lënë, pasi ai është një lojtar i rëndësishëm për ne dhe që ka kontratë me klubin. Pa dyshim që do të marrim një vendim në të mirë të të gjitha palëve”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli