Milanin e lënë nervat teksa sheh Interin kampion, e kthen derbin në ndeshje regbie, 3 të kuq

Nga A2 CNN
22 Prill 2024, 22:52 | Futboll

Milanin e lënë nervat teksa sheh Interin kampion, e kthen derbin

Keq e mos më keq ka shkuar derbi për kuqezinjtë e Milanit. Interi triumfoi në këtë takim 2-1 duke festuar përpara tifozëve kuqezinj titullin e 20 në histori të klubit zikaltër.

Ndërkohë, sikur të mos mjaftonte humbja në fushën e lojës, futbollistët e Milanit i lanë edhe nervat në fundin e takimit. Dy kapitenët Calabria dhe Theo Hernandes u bënë pjesë e dy momenteve antisportive. Fillimisht, francezi u përfshi në një zënkë me holandezin Dumfries, që përfshiu të gjithë lojtarët, të cilët u lidhën në mesin e fushës sikur të ishte një ndeshje regbie. Dy futbollistët u ndëshkuan me kartonin e kuq, ndërsa në fundin e takimit ishte radha e Calabrias që të godiste Fratesin. Gjyqtari akordoi menjëherë kartonin e kuq.

Tashmë, Milanit do t’i duhet të luajë 5 ndeshjet e fundit të këtij sezoni pa asnjë objektivë, me mungesa të rëndësishme, me Piolin thuajse të larguar. Gjithçka është në duart e drejtuesve, të cilët me siguri pritet të bëjnë shumë ndryshime si në staf, por edhe në grupin e futbollistëve.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi