Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 44%
  • Tre herë në javë 19%
  • Vetëm në fundjavë 4%
  • Asnjëherë 33%

Momenti i Asllanit tek Interi

Nga A2 CNN
23 Janar 2024, 10:53 | Futboll
Momenti i Asllanit tek Interi

Kristjan Asllani festoi në stol triumfin e Interit në Superkupën e Italisë, duke mos zbritur në fushën e lojës për asnjë minutë. Megjithatë, tashmë duket se është momenti i mesfushorit shqiptar tek Interi.

Turku Hakan Calhanoglu dhe Nicolo Barella kanë plotësuar numrin e kartonëve dhe nuk do të udhëtojnë me skuadrën drejt Firences, duke bërë që nga treshja e titullarëve të mbetet vetëm Mkhitaryan.

Calhanoglu mori karton të verdhë në transfertën ndaj Monzës, duke plotësuar numrin, ndërsa Barella u ndëshkua për protestë në finalen e Superkupës së Italisë ndaj Napolit.

Asllani dhe Frattesi pritet të zëvendësojnë dy futbollistët në fushë, në një sfidë mjaft delikate për zikaltrit, të cilët do të kërkojnë të marrin fitoren për të mos humbur terren ndaj Juventusit, një javë para derbit të Italisë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi