Atletico Madrid është rikthyer te fitorja në kampionat, teksa mundi 1-0 Granda-n në transfertë.
Madrilenët edhe pse dominuan lojën e kishin të vështirë të finalizonin. Golin e vetëm të sfidës e shënoi Alvaro Morata, në minutën e 55-të dhe kaq mjaftoi që Aletico të siguronte 3 pikë me vlerë nga java e 21 në La Liga.
Sa i përket sulmuesit shqiptar, Myrto Uzuni, u aktivizua te vendasit për 67 minuta, por, nuk ia doli të lë gjurmë në këtë përballje.
Pas këtij suksesi, Atletico Madridi është në kuotën e 41 pikë dhe pozicionohet në vendin e katërt në tabelë, ndërsa Granada mbetet e parafundit me 11 pikë të grumbulluara. (A2 Televizion)