Për vitin e tretë radhazi, Inter mund Napolin dhe fiton Superkupën e Italisë

Nga Erald Kodhelaj
23 Janar 2024, 10:43 | Futboll

Për vitin e tretë radhazi, Inter mund Napolin dhe fiton

Për herë të tretë radhazi, Inter është fituesi i Superkupës së Italisë. Zikaltërit triumfuan minimalisht ndaj Napolit në stadiumin e Riadit në Arabinë Saudite.

Me frikën e pësimit të golit, ekipet më së shumti mbroheshin sesa sulmonin në fraksionin e parë. Interistët kaluan në avanatzh në minutën e 39-të me Lautaro Martinez, por pas rishiikimit dhe me sistemin Var, goli u anulua, për pozicion jashtë loje.

Në fraksionin e dytë, ritimi ishte dhe më i lartë. Gjërat për napoletanët u vështirësuan dhe më shumë kur në minutën e 60, kampionët e Italisë mbetën me një lojtar më pak. Sulmuesi Simeone u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, dhe la skuadrën me 10 lojtarë, duke komplikuar shumë llogaritë për Napolin.

Zikaltërit u hodhën të gjithë në sulm. Në minutën e 70, Thuram ishte fare pranë golit, por sulmuesi nuk shtyu dot topin në rrjetë. Djemtë e Inzaghit rritën presionin dhe provuan disa herë me Mkhitaryan apo Arnautovic, por asnjë nga goditjet nuk shkoi brenda në kudrat.

Goli erdhi vetëm në minutat shtesë kur Lautaro Martinez shënoi dhe shpërtheu festën në kampin zikaltër. Për Interin, ky trofe merr dhe më shumë vlerë, pasi parakalon rivalët e Milanit me 8 superkupa Italisë, një më shumë se kuqezinjtë, ndërsa ligjin e bën Juventus me 9 trofe.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu