Shpendi asist, Berisha me probleme në gju

Nga A2 CNN
22 Janar 2024, 12:04 | Futboll

Shpendi asist, Berisha me probleme në gju

Empoli i shqiptarëve u kthye te fitorja në Serie A italiane, pasi mposhti 3-0 Monzan. Ardian Ismajli ishte titullar dhe qëndroi 90 minuta në fushë, ku si gjithmonë ishte një garanci në mbrojtje.

Gjatë ndeshjes u aktivizua edhe talenti i sulmit, Stiven Shpendi, që pas 4 minutave në fushë dha asistin për golin e tretë personal të Zurkovskit.

Ajo që shqetëson është situata e Etrit Berishës. Portieri e ndoqi ndeshjen nga tribuna, me mediat italiane që saktësuan se në stërvitjen e fundit, ai ndjeu disa probleme në gju.

Gjendja e gardianit mbetet ende për t’u vlerësuar, me shpresën se situata nuk do të jetë serioze, kur kanë mbetur vetëm pesë muaj nga Euro 2024. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos