Humbje e befasishme për Bayern, Leverkusen mbetet në +7

Nga A2 CNN
22 Janar 2024, 12:12 | Futboll

Humbje e befasishme për Bayern, Leverkusen mbetet në +7

Humbje e papritur ajo e Bajernit të Mynihut në javën e 18-të të Bundesligës gjermane. Bavarezët u thyen 1-0 në shtëpi nga Werder Bremen.

Një paraqitje zhgënjyese e skuadrës së Tuchel përballë publikut të saj. Kontrolli i gjatë i topit nuk kishte sukses, ashtu si edhe vertikalizimet drejt zonës kundërshtare.

Nga ajo situatë përfituan miqtë, që në të 59-ën realizuan golin e fitores me Weiser. Pas kësaj disfate, Bajern mbetet në 7 pikë distancë nga kryesuesit e Leverkusen, teksa ka edhe ndeshjen me Mainz për të rikuperuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos