Maqedonia e Veriut ka bërë një hap bindës drejt ngjitjes në Ligën B, pasi ka mundur 2-0 në transfertë Armeninë.
Miovski i dha avantazhin ballkanasve, falë asistit të shqiptarit Alimi, i cili më pas shkroi vetë emrin në listën e golashënuesve në këtë sfidë, duke vulosur fitoren e ekipit të tij, shkruan A2 CNN.
Ndërkohë, Anglia ka rimarrë veten pas humbjes përballë Greqisë, duke triumfuar me shifrat 3-1 në transfertë përballë Finlandës.
Grealish shënoi i pari, por vendasit krijuan shumë raste të rrezikshme dhe vetëm pasaktësia para porte shmangu përmbysjen. Goditja e dënimit e Aleksander-Arnold e më pas Rice çuan sfidën në shinat e duhura në momentin më kritik, ndërsa më pas vendasit shënuan vetëm golin e nderit.
(A2 Televizion)