UEFA ka përcaktuar dhe arbitrin që do të drejtojë të hënën ndeshjen e radhës së Shqipërisë në Nations League, atë përballë Gjeorgjisë.
Është holandezi Danny Makkelie që do të vendosë drejtësinë në këtë takim, që është shumë i rëndësishëm për kombëtaren shqiptare.
41-vjeçari do të ketë ndihmën e Hessel Steegstra dhe Jan de Vries, ndërkohë gjyqtar i katërt do të jetë Allard Lindhout.
Danny Makkelie ka gjykuar 5 ndeshje të kampionatit holandez këtë sezon, ndërsa ka qenë gjyqtar edhe në një ndeshje të Champions.
(A2 Televizion)