Pas humbjes me Çekinë, Bajrami: Kemi ende shanse në grup

Nga A2 CNN
11 Tetor 2024, 23:12 | Futboll

Pas humbjes me Çekinë, Bajrami: Kemi ende shanse në grup

Për Nedim Bajramin, Kombëtarja Shqiptare ka ende shanse për të ecur përpara në Nations League, edhe pas humbjes së radhës me Çekinë me rezultatin 2-0.

Mesfushori tregon çfarë dështoi në këtë takim teksa për çekët u shpreh se nuk bënë më shumë se Shqipëria.

“E dinim që çekët do të ishin agresivë. Morëm një gol shumë shpejt. Kishim një rast dhe ne. Luajtëm në mbrojtje pasi na mbajtën në presion. Mbas dy ditësh kemi ndeshjen me Gjeorgjinë e cila po ashtu humbi dhe jemi ende në garë. Besoj se na bënë shumë presion. Kishim një rast të mirë me Asanin.  Nuk bënë ndonjë gjë më të mirë se ne, por futbolli kështu është. Ata luajtën me topa të gjatë”, tha Bajrami. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos