“Nuk na është bllokuar merkatoja”, reagon Vllaznia pas lajmeve të fundit

Nga A2 CNN
23 Prill 2024, 11:25 | Futboll

“Nuk na është bllokuar merkatoja”, reagon Vllaznia pas

Klubi i Vllaznisë ka reaguar pas lajmeve për një bllokim të mundshëm të merkatos.

Në një njoftim në rrjetet sociale, Vllaznia thekson se nuk ka asnjë çështje të hapur si dhe nuk ka vendime në fuqi të organeve të drejtësisë sportive që imponojnë bllokimin e merkatos së klubit.

“Klubi i Futbollit Vllaznia është informuar sot në lidhje me disa lajme të përhapura në disa media për bllokimin e merkatos të saj. KF Vllaznia sqaron opinonin publik me përgjegjësi të plotë se nuk ka asnjë çështje të asnjë lojtari që është apo ka qenë në marrëdhënie kontraktuale, si dhe nuk ka asnjë vendim në fuqi të organeve të drejtësisë sportive që imponojnë bllokimin e merkatos së KF Vllaznia. Këtë gjë e tregon më së miri edhe fotoja bashkëngjitur, që tregon sistemin e transferimit të futbollistëve, ku nuk ka asnjë penalitet për KF Vllaznia. Duke qenë të ndërgjegjshëm se lufta për arritjen e objektivave sportive nuk zhvillohet vetëm në fushën e blertë, garantojmë sportdashësit tonë të zjarrtë, kudo ndodhen, se me përkushtim dhe profesionalizëm jemi të vendosur të përballemi me dinjitet ndaj çdo sfide”, lexohet në deklaratën e klubit shkodran.

“Nuk na është bllokuar merkatoja”, reagon Vllaznia pas

 

 

A2 CNN Livestream

A2 Sport