“Organizatori i së ardhmes”, Kapiteni i Interit vlerëson Asllanin

Nga A2 CNN
21 Maj 2024, 09:09 | Futboll

“Organizatori i së ardhmes”, Kapiteni i Interit vlerëson

Kapiteni i Interit, Lautaro Martinez, në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport” ka vlerësuar në maksimum mesfushorin e Shqipërisë, Kristjan Asllani.

Sipas argjentinasit, Asllani i ka të gjitha mundësitë që të jetë organizatori i së ardhmes për zikaltërit.

“Skuadrës i kam thënë që një kapiten ka nevojë për të gjithë dhe shumë lojtarë më kanë ndihmuar që t’i shpjegoj të rinjve se çfarë është Interi. Një shembull? Në fillim të sezonit i thashë Asllanit që i duhej të shkundej pak, disa kohë nuk më foli me gojë, por më pas më falënderoi. Ai i ka të gjitha mundësitë që të jetë organizatori i së ardhmes”.

Këtë sezon, Kristjan Asllani ka luajtur 22 ndeshje me Interin, duke shënuar 1 gol e duke dhënë 2 asiste. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos