Ylber Ramadani është motori i mesfushës së Leçe dhe në sezonin e tij të dytë në Seria A.
Kur janë luajtur 7 ndeshjet e para, mesfushori nga Shtima konfirmohet sërish si lider jo vetëm për ekipin e tij, por edhe në rang mesfushorësh në Seria A, shkruan A2 CNN.
Të dhënat e publikuara nga Lega Serie A tregojnë një statistikë tepër domethënëse, që e nxjerr Ramadanin si rikuperuesin më të mirë të kampionatit deri në këtë pikë të sezonit.
Me 60 topa të rikuperuar, Ramadani kryeson renditjen, duke lënë pas të gjithë yjet e mesfushës në Seria A, raporton A2 CNN.
Ylli kuqezi lë pas dyshen e mesfushës së Napolit, Lobotka dhe Anguissa me 49 dhe 45 topa të rikuperuar respektivisht. (A2 Televizion)