Rodrygo bën “Bernabeun” të harrojë Vinicius, të gjithë në këmbë për të

Nga A2 CNN
31 Mars 2024, 22:57 | Futboll

Rodrygo bën “Bernabeun” të harrojë Vinicius, të

Real Madrid ka marrë një fitore të pastër këtë të diel, 2-0, ndaj Ath Bilbao dhe tashmë vijon i qetë garën drejt titullit kampion në La Liga.

Ancelotti u detyrua ta luajë këtë takim pa Vinicius, i cili mungoi për arsye kartonësh, por braziliani tjetër i ekipit, Rodrygo, ka shkëlqyer.

Sulmuesi 23-vjeçari ishte autor i dy golave në këtë sfidë, njëri më i bukur se tjetri, duke bërë që të gjithë tifozët në Bernabeu ta duartrokisnin teksa ai u zëvendësua në fundin e ndeshjes.

Me këtë fitore, Real Madrid shkon në kuotën e 75 pikëve, 8 më shumë se Barcelona e vendit të dytë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli