Mirlind Daku “ndez motorët” për Europianin, asist dhe gol në Rusi

Nga A2 CNN
31 Mars 2024, 16:46 | Futboll

Mirlind Daku “ndez motorët” për Europianin, asist dhe gol

Mirlind Daku, i cili mungoi në dy ndeshjet miqësore të kombëtares shqiptare në mars, ka ndezur motorët për të bindur trajnerin Sylvinho të jetë pjesë e listës finale që do të shkojë në Europianin e Gjermanisë.

Sulmuesi shqiptar shkëlqeu në pjesën e parë për Rubinin ndaj Akhmat, teksa dhuroi një asist dhe realizoi një gol.

Në minutën e 12’, Daku shërbeu bukur për Randjelovic në qendër të zonës, i cili e pati të lehtë ta shtyjë topin në rrjetë. Në të 35-ën Daku ia doli të shënojë vetë, duke gjetur kështu golin e parë për vitin 2024 me Rubin Kazanin dhe të pestin sezonal. Pas një krosimi nga krahu, Daku goditi bukur me kokë, por topi u përplas në traversë dhe iu rikthye sërish, teksa këtë herë sulmuesi nuk fali, duke e shtyrë në rrjetë.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos