Fulhami ka vendosur që të mos investojë për blerjen e kartonit të Armando Brojës nga Çelsi. Vendimi i klubit londinez është bërë i ditur nga britanikja “Daily Telegraph”.
Prej huazimit në merkaton e janarit, sulmuesi nuk ka arritur që të ketë impakt në ekipin e ri. Ai nuk ka luajtur asnjë ndeshje në formacionin titullar, përkundrazi me prezencën e tij bëri që sulmuesi brazilian Rodrigo Muniz të shpërthente, duke shënuar 7 gola në po aq ndeshje.
Për të përkeqësuar situatën kanë ndikuar edhe vendimet e trajnerit Marko Silva, që në ndeshjen e fundit e la sulmuesin në tribunë. Për këto arsye, Fulham vendosi të mos paguajë 50 milionë stërlinat e pretenduara nga Çelsi për blerjen e 22-vjeçarit kuqezi. (A2 Televizion)