Betejat mes skuadrave që synojnë Final Four dhe atyre që luftojnë për mbijetesë vijojnë. Mbrëmjen e sotme, prej orës 19 është radha e Vllaznisë dhe Tiranës që të zbresin në fushën e lojës.
Shkodranët luajnë përballë Erzenit në Loro Boriçi. Ekipit i drejtuar nga Qatip Osmani kërkon të kthehet te fitorja, pasi Kukësi u shkaktoi humbjen e parë pas 12 ndeshjeve në kampionat.
Të udhëhequr nga Bekim Balaj, kuqeblutë luajnë vetëm për tri pikët. Paralelisht, në Arenën Kombëtare, Tirana do të sfidojë Teutën. Bardheblutë kanë detyrën që të japin maksimumin në fazën e katërt të kampionatit, për të ndryshuar ecurinë e një sezoni që deri më tani ka pasur më tepër zhgënjime.
Me një fitore, ekipi i Fagut do të kthehej përkohësisht në vendin e katërt, në pritje të ndeshjes së Skënderbeut. (A2 Televizion)