Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 50%
  • Mungesa e kohës 33%
  • Mungesë motivimi 0%
  • Lodhja fizike 17%

Puthi kapitenen e Spanjës, gjykata në Spanjë kërkon dy vite e gjysmë burg për Rubiales

Nga Dea Kozma
28 Mars 2024, 17:27 | Futboll

Puthi kapitenen e Spanjës, gjykata në Spanjë kërkon dy vite

Prokuroria e Gjykatës Kombëtare në Spanjë ka kërkuar dënimin me 2 vjet e gjysmë burg për ish-presidentin e Federatës së Futbollit Luis Rubiales, për puthjen që i dha futbollistet së kombëtares spanjolle Xhennifer Hermoso gjatë ceremonisë së çmimeve në Kupën e Botës.

Sipas prokurores Marta Durantes, puthja e dhënë nga Rubiales ndaj kapitenes Hermoso si dhe presioni i vazhdueshëm ndaj futbollistes për të deklaruar se ishte me lejen e saj, përbën një krim agresioni seksual.

“Faktet e përshkruara bënë që Jennifer Hermoso Fuentes të përjetonte një situatë ankthi dhe stresi intensiv, i cili zgjati për disa muaj”, thuhet ndër të tjera në vendimin e gjykatës

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi