Sondazh: Çfarë ju pengon për t'u ushqyer shëndetshëm?
  • Çmimet e larta 73%
  • Mungesa e kohës 18%
  • Mungesë motivimi 9%
  • Lodhja fizike 0%

Shumë gola dhe emocione, Spanja dhe Brazili e mbyllin në paqe

Nga A2 CNN
27 Mars 2024, 16:43 | Futboll

Shumë gola dhe emocione, Spanja dhe Brazili e mbyllin në paqe

Shumë gola, emocione, por në fund nuk kishte një fitues në miqësoren e luksit mes Spanjës dhe Brazilit. Dy gjigandë të futbollit botëror dhuruan një ndeshje të bukur në stadiumin “Santiago Bernabeu”, por në fund të 90 minuta gjithçka përfundoi me rezultatin e barabartë 3-3.

Vendasit kaluan në avantazh që në minutën e 12 me Rodrin që shënoi nga pika e bardhë e 11 metërshit.

Iberikët nuk e ndalën ritmin dhe po në pjesën e parë dyfishuan shifrat me Dani Olmo. Nga ana tjetër Selacao iu kundërpërgjigj me Rodrigon. Një gol që i dha zemër Brazilit për të shënuar dhë më shumë.

Në fraksionit të dytë, Endric vendosi barazpeshën përpara se Rodrigo të shënonte sërish nga penalltia. Por asgjë nuk mbaroi me kaq. Në minutën e 96 edhe Paketa la firmën e tij dhe supërsfida përfundoi me rezultatin final 3-3.

Pavarësisht rezultati iberikët morën sinjale të mira në prag të Europianit në Gjermani ku do të luajnë ne grup me Shqipërinë , Italinë dhe Kroacinë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi