Humbja 2-0 ndaj Italisë duket se nuk është kaluar lehtë nga kombëtarja e Ekuadorit. Siç raportohet nga mediat vendase, po flitet për një skandal ku janë përfshirë disa lojtarë të Kombëtares, në prag të ndeshjes kundër Italisë.
Në internet është bërë virale një video ku tre prej titullarëve të Ekuadorit duken duke kërcyer me një kërcimtare ekzotike ndërsa paratë fluturojnë rreth saj.
Videoja ka bërë shpejt xhiron e rrjeteve sociale ndërsa tifozët nuk janë kursyer aspak me ofendimet për 3 futbollistët.
Pas kësaj shfaqje, ata rrezikojnë të përjashtohen nga Federata e futbollit të Ekuadorit, por edhe nga klubet ku ata bëjnë pjesë. (A2 Televizion)