Playoff liga B, Ukraina e favorizuar në letër përballë Islandës

Nga Erald Kodhelaj
26 Mars 2024, 16:39 | Futboll

Playoff liga B, Ukraina e favorizuar në letër përballë

Ukraina dhe Islanda sfidohen për një vend në Kampionatin Europian. Dy përfaqësueset do të kthehen në fushë për finalen e Ligës B në Nations League. Ukrainasit do të luajnë në aktin e fundit pas suksesit 2-1 me përmbysje në fushën e Bosnjes.

Në anën tjetër, Islanda shkatërroi Izraelin me shifrat 4-1,me Gudmundson që realizoi tre gola. Prej luftës në Ukrainë, dueli do të luhet në fushë neutrale, më saktësisht në Vroklav të Polonisë. Ukrainasit do të mbështeten te yjet e skuadrës, nga Mudrik i Çelsit, për të vijuar te portieri Lunin dhe Zinçenko i Arsenalit. Fituesi i finales ndërmjet Ukrainës dhe Islandës do të kualifikohet në Euro 2024.

Sipas asaj që ka përcaktuar shorti, ai do të plotësojë Grupin E ku aktualisht ndodhen Belgjika, Sllovakia dhe Rumania. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos