Ish- futbollisti, Dani Alves tashmë është i lirë. Ai ka lënë qelinë pas 14 muajsh, si pasojë e dënimit për përdhunim. Braziliani është parë duke dalë nga burgu në Sant Esteve Sesrovires, afër Barcelonës, pasi ka paguar 1 milion euro me kusht. Ish-mbrojtësi u shoqërua nga avokatja e tij Inés Guardiola dhe u prit nga një grup punonjësish të burgut që protestonin për pagat dhe kushtet.
40 vjeçari u shpall fajtor muajin e kaluar për përdhunimin e një gruaje të re në banjën VIP të një klubi nate të Barcelonës në orët e para të 31 dhjetorit 2022.
Futbollisti bëri disa përpjekje përpara dënimit të tij për të marrë lirimin me kusht, por ato u refuzuan pjesërisht për shkak se ai konsiderohej rrezik ikje pasi Brazili nuk ekstradon shtetas të dënuar në vende të tjera. Megjithatë, pas 14 muajsh, ia doli që të merrte lirinë.
(A2 Televizion)