Tifozët kuqezi kanë menduar të surprizojnë kombëtaren shqiptare në prag të miqësores ndaj Suedisë.
Ata kanë hapur një flamur gjigant në stadiumin “Friends Arena” gjatë kohës kur skuadra e Silvinjos po zhvillonte seancën e fundit stërvitore.
Kjo gjë ka bërë që lojtarët të ndihen si të shtëpinë e tyre edhe pse sfida luhet në Stokholm të Suedisë.
Atmosfera pritet të jetë e flaktë edhe sot në ditën e ndeshjes ku më shumë se tre mijë shqiptarë kanë blerë një biletë për ta parë nga afër kombëtaren kuqezi . (A2 Televizion)