Shënohet goli më i shpejtë në futbollin ndërkombëtar

Nga A2 CNN
24 Mars 2024, 09:20 | Futboll

Shënohet goli më i shpejtë në futbollin

Christoph Baumgartner ka hyrë mbrëmjen e kaluar në historinë e futbollit pasi arriti të shënojë pas gjashtë sekondash lojë, për të regjistruar në këtë mënyrë golin më të shpejtë ndonjëherë në futbollin ndërkombëtar, teksa Austria mundi Sllovakinë në Bratislavë.

Mesfushori 24-vjeçar kaloi 3 kundërshtarë pas nisjes së topit nga mesi i fushës dhe gjuajti një top të ulët që përfundoi pas krahëve të portierit vendas Martin Dubravka.

Realizimi i tij ishte një sekondë më i shpejtë se goditja e Lukas Podolskit për Gjermaninë kundër Ekuadorit në 2013.

Goli i tij ishte gjithashtu dy sekonda më i shpejtë se ai i Davide Gualtieri, i cili mahniti Anglinë duke shënuar për San Marino pas tetë sekondash në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës në 1993 dhe golin e Christian Benteke për Belgjikën kundër Gjibraltarit në 2017.

Goli më i hershëm i regjistruar ndonjëherë në Premier League është ai i Shane Long për Southampton i cili gjeti rrjetën, 7.69 sekonda në takimin me Watford në 2019.

Roy Makaay e mban “rekordin” në Ligën e Kampionëve, duke gjetur rrjetën për Bayern Munich 10.12 sekonda në ndeshjen e dytë të 1/16-tës kundër Real Madridit.

https://twitter.com/i/status/1771667059476160876

A2 CNN Livestream

Dita jonë