Flamuri me kokën poshtë, Kosova hakmerret ndaj Armenisë

Nga Erald Kodhelaj
23 Mars 2024, 16:35 | Futboll
Flamuri me kokën poshtë, Kosova hakmerret ndaj Armenisë

Epoka e Franko Fodas te Kosova nisi me fitoren 1-0 në testin përballë Armenisë. Ndeshja u vendos nga goli i shënuar prej Milot Rashicës, në minutën e 25 të lojës.

Megjithatë, miqësorja nisi me një incident. Gjatë himnit të skuadrave, përpara startit të lojës, u vu re se flamuri i Kosovës, i vendosur në fanellat e armenëve, ishte me kokën poshtë.

Nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për një gjest të qëllimshëm, por fakti është se kur gafa u kuptua, stafi armen u kujdes t’i mbulonte të gjithë flamujt e Kosovës në pjesën e përparme të fanellave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos