Gjermania rikthehet të luajë një ndeshje si Gjermani. Kombëtarja e drejtuar nga Julian Nagelsmann fitoi pastër 2-0 miqësoren përballë Francës, që u luajt në Lion.
Florian Wirtz shënoi në aksionin e parë të takimit, duke kaluar Gjermaninë në avantazh pas vetëm 7 sekondash. Ky ishte goli i parë me Kombëtaren për 20-vjeçarin e Bayer Leverkusen, i cili zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer.
Miqtë e nisën mirë edhe fraksionin e dytë të takimit, teksa dyfishuan me anë të Kai Havertz (49’). Sulmuesi i Arsenalit shfrytëzoi një super asist të Jamal Musialës për të vulosur rezultatin.
(A2 Televizion)