Testi i dytë për kuqezinjtë, Shqipëria përballë Suedisë në Stokholm

Nga Erald Kodhelaj
25 Mars 2024, 12:50 | Futboll

Testi i dytë për kuqezinjtë, Shqipëria përballë

Kombëtarja shqiptare mbylli përgatitjet në Stokholm, aty ku sot në mbrëmje do të përballet me Suedinë në stadiumin “Friends Arena”.

Grupi është i plotë. Skuadra është në formë të mirë fizike të mirë dhe trajneri Silvinjo do të ketë të gjithë grupin në dispozicion.

Nën drejtimin e brazilianit, kuqezinjtë u stërvitën për më shumë se një orë. Ata punuan më shumë me topin dhe pa ngarkesa fizike. Duke lënë pas disfatën 3-0 me Kilin, tani e gjithë vëmendja është te testi i dytë miqësor përballë Suedisë.

Një test i vështirë që mund të ndikojë disi dhe në listën finale që tekniku brazilian do të bëjë për Europianin e Gjermanisë. Miqësorja, Suedi–Shqipëri do të luhet sot në orën 19:00 në stadiumin “Friends Arena”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos